Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731 mijë euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, me qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun verior.

Punimet do të kryhen nga kompania SMO UNION, teksa tenderi u hap të qershor të vitit të kaluar dhe autoriteti kontraktor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas BERZH, zona ku do shtrihet projekti është shumë pak e populluar, teksa pjesa natyrore zë përqindjen më të madhe. Parku Ligatinor do ofrojë funksione rekreative për qytetarët si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive.

Leave a Reply